Një video e kryeministrit Albin Kurti, ku nuk trembet nga rrufeja gjatë prononcimit për mediat, po shpërndahet nga militantët e LVV-së dhe është bërë viral nëpër rrjete sociale.
Por, në anën tjetër, sa për t’ua bërë “bajat”, nëpër rrjete sociale ka filluar të rikthehet në vëmendje edhe videoja e ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili në vitin 2019 gjatë një vizite në Shqipëri, nuk ishte frikësuar nga tërmeti.
Thaçi ka qenë duke folur para gazetarëve në Thumanë, kur papritmas edhe një tërmet tjetër kishte goditur vendin.
Gazetari Nebih Maxhuni ka publikuar videon ku shihej Thaçi dhe gazetarët duke u larguar pas tërmetit që goditi.
Thaçi nuk u largua, por vetëm shikonte përreth dhe u kërkonte të ruanin qetësinë.
LEXO EDHE:
Partia njofton popullin: Lideri Suprem nuk frikësohet nga bubullima