Sport
“Lewandowski i Malishevës”, golashënuesi më i mirë në kualifikimet e Ligës së Konferencës – këta janë golat e tij me Ballkanin
Demokracia
17:32 | 30 Gusht 2022

Share:

Ndër lojtarët më meritor që Ballkani shkroi historinë duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës padyshim se është edhe sulmuesi Albion Rrahmani.

“Lewandowski i Malishevës”, siç njihet ai nga një epitet i dhënë nga një komentator i një televizioni lokal, ka realizuar plot shtatë gola për Ballkanin në kualifikime, shkruan Demokracia.com.

Njëherit, Rrahmani ishte edhe golashënuesi më i mirë në kualifikimet e Ligës së Konferencës këtë edicion.

Tani, faqja zyrtare e Ballkanit ka publikuar golat e realizuar nga sulmuesi i tyre.

“Portokallezinjtë” bëjnë pjesë në Grupin G të Ligës së Konferencës me CFR Cluj, Slavia Praha e Sivassporin.

21-vjeçari iu bashkua Ballkanit në verën e vitit 2021 kur u transferua nga Malisheva./Demokracia.com/

Të ngjashme