Prodhuesi i njohur gjerman i makinave ‘Volkswagen’, ka konfirmuar se emri i kompanisë në Shtetet e Bashkuara do të ndërrohet në ‘Voltswagen of America’.
Kjo vjen si shkak i përqendrimit më të madh në vetura elektrike.
Sipas Reuters, emri i ndryshuar do të futet në fuqi në muajin maj, transmeton Demokracia.com.
“Në mund të ndryshojmë K me T, por ajo çka nuk do të ndyrshojë është përkushtimi ynë për të prodhuar veturat më të mira në kategori për vozitësit dhe njerëzit kudo”, tha Scott Keogh, shef ekzeutiv i Volkswagen-it për Amerikë.
Volkswagen është zotuar se nga viti 2025 do të prodhojë një million vetura elektrike në tërë botën.
Logoja tradicionale me ngjyrë të kaltër nuk do të ndyrshojë për veturat me naftë dhe benzinë, ndëra ato elektrike do të kenë ngjyrë të kaltër më të lehtë.
Audi, Porsche dhe Bentley, të cilat janë gjithashtu në pronësi të Grupit Volkswagen, nuk do të kenë ndyrshim emri. /Demokracia.com/