Lajme
Hovenier në ditën e pagjeturve: Mbesim të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën
Demokracia
13:18 | 30 Gusht 2022

Share:

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shkruar në Twitter pas homazheve para obeliskut për personat e pagjetur në ditën ndërkombëtare të tyre.

Ai tha se “qëndrojnë me çdo person që është në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të zhdukur”, derisa shtoi se mbesin të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën.

“I nderuar që iu bashkova presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe familjarëve të të zhdukurve për të respektuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Forcë. Ne qëndrojmë me çdo person që është në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të zhdukur dhe mbetemi të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën”, ka shkruar Hovenier.

Të ngjashme