Java e katërt e Superligës së Kosovës është mbyllur mbrëmjen e sotme me takimin Ballkani – Dukagjini të cilin e fituan vendasit me rezultat 1:0.
Gjilani vazhdon të mbetet lider i elitës së futbollit kosovar edhe pas xhiros së katërt duke grumbulluar dhjetë pikë në katër përballje të luajtura, raporton Demokracia.com.
“Kuqebardhët” ndjeken nga Prishtina e Ismet Munishit që ka tri pikë më pak, por edhe një ndeshje më pak të luajtur (ndaj Dritës).
Ballkani, kampioni aktual zë vendin e tretë me vetëm dy ndeshje të luajtura duke fituar gjashtë pikë.
Tri pozitat e fundit i kanë zënë Trepça ’89 me dy pikë, aq sa ka edhe Ferizaj, kurse i fundit është Dukagjini me vetëm një pikë.
RENDITJA TABELORE: