Sport
Formacionet startuese të takimit Ballkani – Dukagjini, kjo skuadër me mungesa të mëdha
Demokracia
19:17 | 28 Gusht 2022

Share:

Ndeshja përmbyllëse e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet sonte ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit.

Edhe këtë sfidë Ballkani do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku do të ketë disa mungesa të rëndësishme në këtë takim aspak të lehtë.

Ilir Daja, trajneri i suharekasve nuk ka bërë ndryshim në 11-she duke startuar me lojtarët që ishin titullar edhe në garat evropiane.

Lojtarët si Januzi, Merlaku, Millaku, Ahmeti e Jashanica do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Kuc, Thaqi, Jashanica, Dellova, Potoku, Zyba, Emërllahu, Gripshi, Krasniqi, Rrahmani.

Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Syla, Shala, Dallku, Hugo, Morina, Khomutov, Zulfiu, Kameraj, Chibueze./Demokracia.com/

Të ngjashme