Prishtinës i ka takuar kryendeshja e javës së katërt në elitën e futbollit kosovar duke fituar ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Të besuarit e trajnerit Ismet Munishi triumfuan 1:2 ndaj Llapit me nga një gol në secilën pjesë, shkruan Demokracia.com.
Kreshnik Uka hapi serinë e golave në minutën e 15-të nga penalltia, gol me të cilin dy skuadrat shkuan në pushim të pjesëve.
Po rrjedhte minuta e 60-të kur Endrit Krasniqi nga një pozitë e vështirë realizoi golin e dytë për Prishtinën.
Krejt çfarë bën llapjanët ishte goli i Trimror Selimit në minutën e 75-të. Llapi e kërkoi golin e barazimit në minutat në vazhdim por nuk e arritën atë.
Në anën tjetër, Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Ferizaj.
Nënkampionia e Kosovës barazoi 1:1 me Ferizajn, anise ishin të parët që kaluan në avantazh.
Drita shënoi në minutën e 68-të, kurse barazimin vendasit e arritën katër minuta pa përfunduar koha e rregullt./Demokracia.com/