Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo nga zemërimi për mospranimin e golit nga gjyqtarët në fundin e ndeshjes ndaj Serbisë, i zemëruar lëshoi fushën madje duke e hedhur në tokë edhe shiritin e kapitenit.
Gjyqtarët nuk i pranuan golin që e shënoi ai në minutën e 93-të kur rezultati ishte d2:2 me pretekst se nuk e ka kaluar vijën e portës, transmeton Demokracia.com.
Ai nga zemërimi e hodhi shiritin derisa një nga punonjësit e stadiumit në atë moment e mori atë dhe tash e ka vendosur në një ankand bamirësie për një fëmijë serb të sëmur. /Demokracia.com