Llapi dhe Prishtina kanë publikuar formacionet me të cilat do ta nisin takimin kryesor të javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.
Stadiumi “Zahir Pajaziti” hap dyert e dy rivalëve rajonal me fillim nga ora 17:00, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe ai i Prishtinës, Ismet Munishi synojnë rezultat pozitiv, andaj kanë vendosur për 11-shet më të mirë që kanë në dispozicion.
Llapi ka pesë pikë në pozitën e dytë me një lojë më shumë se Prishtina që ka katër pikë nga dy ndeshje.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Idrizi, Di Lorenzo, Maliqi, Firmino, Rivera, Fernandinho, Shabani, Neto, Robson, Alidema.
Prishtina: Nika, Mici, Bytyqi, Pllana, Useini, Gashi, Hamiti, Pefqeli, Kryeziu, Krasniqi, Uka./Demokracia.com/