Lajme
Kurti nuk ka të ndalur, nga mbledhja e partisë ‘kërcënon’ edhe punonjësit e administratës publike
Demokracia
12:44 | 28 Gusht 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka pasur shumë vërejtje për anëtarët e partisë e ministrat.

Ndërsa deputetëve të LVV-së iu tha se mund të mos jenë më kandidatë për deputetë nëse s’bëjnë sa duhet për ta mbrojtur Qeverinë e ministrjave iu tha se “s’janë shefa”, Kurti ka paralajmëruar ndryshime edhe në administratën publike.

Kurti tha se në administratën publike ka persona që “nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”.

“Duhet ta reformojnë edhe administratën tonë publike sepse nuk tolerohet një administratë e trashëguar kur ku ka plot elementë që nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”, tha ai.

Këto komente, Kurti i bëri në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

LEXO EDHE: 

Kurti i ‘frikëson’ deputetët e tij: Nëse s’e ndihmoni Qeverinë, s’do të jeni në listën e ardhshme të VV-së

Të ngjashme