Sport
Burnley shokon Liverpoolin
Demokracia
22:53 | 21 Janar 2021

Share:

Liverpooli i Jurgen Klopp ka hyrë në një fazë aspak të mirë, shkruan Demokracia.com.

Pas barazimit pa gola javën e kaluar ndaj Manchester Unitedit, kampioni i Anglisë, është mposhtur sonte në fushën e vetë nga Burnley me rezultat 0:1, dhe ky nuk është sinjal aspak i mirë.

Dy ndeshje pa shënuar gol tregon një lloj krize në ekipin e të kuqve, i cili duhet sa më shpejt t’i jap fund kësaj serie.

Pas kësaj humbjeje Liverpool është në vendin e katërt me 34 pikë, plot gjashtë më pak sesa Man. Unitedi që kryeson me 40 pikë futbollin anglez.

Kujtojmë se skuadra e Liverpoolit nuk kishte humbur në ‘Anfield’ për më shumë se katër vite. /Demokracia.com

Të ngjashme