Lajme
Ambasadori gjerman Rohde kërkon më shumë marrëveshje Kosovë- Serbi
Demokracia
22:30 | 27 Gusht 2022

Share:

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i është gëzuar lajmit për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse.

Rohde përmes një cicërime në Twitter ka kërkuar më shumë marrëveshja të tilla mes dy vendeve, si marrëveshje për energjinë dhe targat.

“Lajm vërtet i mirë. Më shumë nga këto ju lutemi p.sh. për energjinë, targat”, ka shkruar Rohde.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Kështu bëri të ditur më 27 gusht shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell./Demokracia.com/

Të ngjashme