Skuadra italiane Interi ka prezantuar logon e re ditën e sotme, duke hequr dorë nga vjetra.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare klubi zikaltër ka shkruar:
“Emri im është tregimi im”, teksa ka ndarë me tifozët edhe logon e re. Në të dallohen shkronjat I dhe M që personifikojnë Inter Milanon, emrin me të cilin klubi është i njohur jashtë Italisë.
Fillimi i fushatës “IM”, i porositur drejtpërdrejt nga Presidenti Zhang, i referohet anglishtes “Unë jam”, si për të nënvizuar kuptimin e të qenit zikaltër dhe përfaqësimin e këtyre ngjyrave. /Demokracia.com