Lajme
AUDIO: Përplasje në Odën e Avokatëve ndërmjet kryetarit Behar Ejupi dhe ish-kryetarit Osman Havolli
Demokracia
16:03 | 27 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Odës së Avokatëve, Behar Ejupi është përplasur me ish-kryetarin Osman Havolli, së fundmi në një mbledhje të kësaj ode.

Ish-kryetari i kësaj ode e ka lëshuar mbledhjen.

Demokracia.com ka siguruar një audioincizim, në të cilin Havolli thotë se po e lëshon mbledhjen për shkak se nuk iu dha fjala kur ai e kërkoi.

“Nuk ma dhatë fjalën. Kryetar po shkoj”, thotë Havolli.

Ndërsa, kryetari Behar Ejupi i thotë se duhet të qëndrojë në mbledhje.

“Ku po shkon? Duhet me nejt”, dëgjohet teksa thotë Ejupi.


Havolli refuzon kategorikisht të vazhdojë qëndrimin e tij në mbledhje.

“Jo jo, hiq. Jo more burrë. Unë e kërkoj fjalën, ti nuk ma jep”, proteston Havolli.

Ndërsa, kryetari Ejupi i thotë se mund të shkojë, por duhet të tregojë arsyet.

“Na veç e shtimë në proces që je dalë dhe nuk po tregon për çka. Që ta dhamë fjalën, fol sa të dush. Veç ta dimë pse po e lëshon mbledhjen? Atëherë mos thuj pse e lëshojë pa arsyetim. Unë sun e përkundi kurrkënd”, shton Ejupi.

Nuk kuptohet plotësisht, por ish-kryetari thotë se ai mund të flasë për çdo çështje ekonomike financiare gjatë mandatit të tij.

“Merrni prej 31 janarit 2016 deri në ditën e fundit. E dyta, çdo çështje që lidhet me çështjet ekonomiko-financiare”, thotë ai.

Ndërkaq, në audioincizimin e siguruar nga Demokracia.com dëgjohet sërish Ejupi që i thotë dikujt nga stafi t’ia sjellë një karrige Havollit, sepse deklaratat e tij duhet të futen në procesverbal.

“Merre një karrige ulu se kemi pyetje për ty. Duhet me futë në procesverbal. Se di, po del Osman. Shko kah të dush se pesë pare si dha”, thotë në fund Ejupi i nervozuar.

 

 

Të ngjashme