Ish i dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është përfshirë edhe njëherë në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Grenell përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka thënë se Shtëpia e Bardhë duhet të përfshihet më shumë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë pasi sipas tij ato kanë ngecur.
Ish i dërguari i administratës Trump, tha se nëse nuk është e mundur çështja e targave, atëherë të kërkohet zgjidhje e çështjes se letërnjoftimeve.
Postimi i plotë:
Shtëpia e Bardhë Biden duhet të përfshihet më shumë në ngecjen aktuale Kosovë-Serbi.
Dhe këtu është një ide: nëse njohja e targave është shumë e vështirë tani, atëherë kërkoni njohjen e letërnjoftimeve për të filluar (siç kam postuar në Tëitter 4 javë më parë).
Dhe një bonus: shtyni të zbatoni marrëveshjet e mëparshme!
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1563250836725440516