Lajme
“Një ministër që e mban fjalën”, aktivistja e VV-së tani këshilltare e Sveçlës, lavdëron shefin një muaj pas punësimit
Demokracia
21:48 | 26 Gusht 2022

Share:

Aktivistja shumëvjeçare e Vetëvendosjes, Nora Fetoshi ka marrë detyrën e këshilltares në kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Një muaj pas punësimit, ajo në llogarinë e saj në Facebook, ka shpërthyer me lëvdata për ministrin, tani shefin e saj, duke thënë se Sveçla është njëri nga ministrat me integritetin dhe etikën më të lartë të punës.

Gjithashtu, ajo Sveçlën e ka quajtur ministër që e mban fjalën, pa sqaruar nëse mbajtja e fjalës ka të bëjë me punësimin e saj apo me zotimet e Sveçlës si ministër.

“Po bëhen një muaj që kur kam filluar angazhimin tim si Këshilltare, pranë kabinetit të Ministrit Xhelal Sveçla në Ministrinë e Punëve të Brendshme.  Ju jam mirënjohëse për besimin e dhënë dhe ndjehem e nderuar që të ndaj përvojën time të punës me njërin nga Ministrat me integritet dhe etikë të lartë të punës. Një Ministër që e mban fjalën”, ka shkruar Fetoshi.

 

Të ngjashme