Futbollisti i Partizanit të Tiranës, Roberto Dominguez ka luajtur plot 90 minuta me kombëtaren e El Salvador, në barazimin 1:1 në transfertë kundër Montserratit.
23-vjeçari duket se është një titullar statik në formacionin e El Salvadorit dhe bëri një ndeshje shumë të mirë me kombëtaren e tij.
Këto ishin 90 minutat e para për Dominguezin për këtë vit 2021, pasi që pas transferimit të tij te Partizani në janar, nuk ka luajtur e vazhdon të presë ende debutimin me fanellën e kuqe. /Demokracia.com