Po vazhdon “gjakderdhja financiare” në Qeverinë Kurti, të cilën sa ishin në opozitë kishin premtuar se do ta ndalnin.
Këto ditë një delegacion shumë i madh i përbërë nga 16 zyrtarë të Qeverisë së Kosovës do të marrin pjesë në negociatat për Marrëveshjen Ndërkombëtare për Tregti të Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s në Gjenevë të Zvicrës.
Ky delegacion do të qëndrojë për gjashtë ditë në Zvicër dhe do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 38 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
Udhëtimi i përbashkët i 16 zyrtarëve të shtetit nga data 28 gusht deri më 2 shtator është aprovuar nga Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Ata do t’i shpenzojnë rreth 38 mijë euro, duke përfshirë akomodimin në njërin prej vendeve më të shtrenjta në Evropë, mëditjet, biletat e avionit dhe shpenzime të tjera xhepi për secilin prej 16 zyrtarëve shtetërorë.
Kjo vlerë mund të përkthehet në rreth 400 pensione të të moshuarve kosovarë.
Kjo është lista e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës e siguruar nga Demokracia.com, që do të jenë pjesë e kësaj vizite: