Sport
Skandaloze, tifozët i bëjnë për spital gjyqtarët
Demokracia
21:17 | 29 Mars 2021

Share:

Një ngjarje skandaloze e ka përcjellë futbollin në Ganë, derisa këtë herë kanë pësuar keq gjyqrarët e ndeshjes.

Në Ligën e Dytë të futbollit në Ganë, ditën e djeshme luhej ndeshja mes Uamanafo Rojals dhe Bofoakua. Ndeshja u mbyll në barazim, por ky rezultat nuk i ka lënë aspak të kënaqur tifozët vendas, të cilët pas ndeshjes nuk janë përmbajtur.

Ata janë futur në fushë, ku nuk kanë hasur ndonjë rezistencë dhe kanë goditur keq gjyqtarin kryesor dhe njërin prej anësorëve. Tifozët janë treguar të pamëshirshëm ndaj gjyqtarëve, me këta të fundit që në pamjet e siguruara pas ndeshjes, shfaqen të mbuluar nga gjaku, teksa menjëherë janë transportuar për në spital.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë. /Demokracia.com

https://streamable.com/9ikf11

 

Të ngjashme