Skuadra e Malishevës ka bërë sot një “bum” duke prezantuar hiç më pak se shtatë përforcime, shkruan Demokracia.com.
Në listën e prezantuar nga skuadra që bën gara në Ligën e Parë, ishte edhe emri i njohur në futbollin tonë, Viktor Kuka i cili në karrierën e tij ishte pjesë e skuadrave të mëdha si Prishtina, Drita e së fundmi te Feronikeli.
Kuka në një bisedë për Demokracia.com, ka treguar arsyet pse vendosi që karrierën ta vazhdojë në Ligën e Parë, edhe pse kishte disa oferta nga skuadra të Superligës, derisa nuk e ka cilësuar këtë si rënie në karrierën e tij.
“Nuk e konsideroj si rënie në karrierë. Të ju kujtoj që tetë skuadra të Ligës së Parë janë në 1/16 e Kupës së Kosovës që tregon qartë se nuk është dallimi shumë i madh në cilës”, ka thënë fillimisht Kuka për Demokracia.com, duke treguar më pas arsyet pse vendosi pikërisht për Malishevën.
“Vendosa për Malishevën për shkak të projektit të tyre e i cili është inkuadrimi në Superligë. Gjithsesi, një arsye tjetër është edhe trajneri Arsim Thaqi të cilin e njoh mirë dhe dua të punojë më të”, ka përfunduar Kuka.
Malisheve pas stinorin vjeshtor në Ligën e Parë Grupi A, pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me 26 pikë aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e parë. /Demokracia.com