Lajme
Shërbimet lituaneze ngrehin alarm: Si i rekrutojnë rusët turistët për t’i kthyer në agjentë?
Demokracia
18:07 | 25 Gusht 2022

Share:

Shërbimet lituaneze e kanë dhënë alarmin prej kohësh, pas ofertës së vizave ruse për në Kaliningrad dhe Shën Petërburg, qëndronin tentativat e agjentëve rusë për rekrutimin e u

Në 2019-tën, qeveria ruse paraqiti skemën e vizave pa para online për udhëtarët nga Lituania dhe 52 vende të tjera që kërkonin të shihnin dy zonat në fjalë. Kjo gjë ua lehtësojë së tepërmi lëvizjen lituanezëve të interesuar, por ndërkohë, sipas shërbimit sekret atje, oferta vinte me rreziqe të mëdha për sigurinë kombëtare.

“Lehtësimi i vizave dhe sipër rrjedhojë, rritja e numrit të të huajve që udhëtojnë në Rusi janë veçanërisht të favorshme për shërbimet ruse të inteligjencës. Ata kërkojnë sistematikisht për të huaj të aftë të ofrojnë të dhëna mbi vendet e huaja ose të kryejnë detyra të tjera”, paralajmërohej në raportin e vlerësimit të nivelit të kërcënimeve.

Kjo, sipas raporteve, lejon një kundërzbulim më të lehtë nga brenda territorit, një metodë kjo e zhvilluar nga Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) dhe agjencia e inteligjencës ushtarake GRU.

Sipas dokumentit, përcjell javanews.al, shumica e rasteve të spiunazhit rus që kanë dalë në dritë vitet e fundit në Lituani, Letoni dhe Estoni përfshinin shtetas të vendeve baktike të rekrutuar brenda Rusisë.

Agjencitë ruse të inteligjencës kontrollojnë aplikimet për viza dhe individët që mund të kenë informacion të vlefshëm: ish-politikanë apo politikanë aktualë,  biznesmenë, zyrtarë të zbatimit të ligjit, ushtarakë apo punonjës të medias.

Të ngjashme