Lajme
Një vit burg dhe dymijë euro gjobë për hyrje në sistemet kompjuterike
Demokracia
16:35 | 25 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për veprën penale Hyrje në sistemet kompjuterike.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i akuzuari S.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.

“Në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 01.10.2021 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë euro (2,000 €). Me aktvendim të veçantë, PS.nr.32/22, i datës 20.08.2022, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në fillimin e ekzekutimit të dënimit – sanksionit penal, pasi aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm menjëherë meqë palët kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme