Lajme
Jusuf Thaçi: Kërcënimi e ndëshkimi i grevistëve nuk është as i drejtë e as zgjidhje
Demokracia
16:04 | 25 Gusht 2022

Share:

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas kërcënimeve të Qeverisë ndaj grevistëve.

Thaçi ka shkruar se kërcënimet e ndëshkimet, nuk janë as e drejtë e as zgjidhje.

Sipas tij, Qeveria duhet të reflektojë me rritjen e pagave në sektorin publik.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Kosto e jetesës në Kosovë është rritur ndjeshëm kohëve të fundit.

Prandaj Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë t’i rrisë pagat në sektorin publik së paku deri në nivelin sa rritja e pagës ta reflektojë rritjen e kostos së jetesës. Derisa kjo rritje e pagave të bëhet me ligjin përkatës që është në procedurë e sipër, Qeveria duhet të gjej gjuhë të përbashkët me sindikatat e punëtorëve të sektorit publik për të siguruar kompensim shtesë për punëtorët e sektorit publik.
Në rrethanat aktuale, kërcënimi e ndëshkimi i grevistëve nuk është as i drejtë e as nuk është zgjidhje.

Të ngjashme