Sport
Trajneri i Francës befasohet në Kazakistan, pyetet për Benzeman ja si reagon
Demokracia
20:03 | 29 Mars 2021

Share:

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e ka pritur edhe aq mirë pyetjen e gazetarit kazak në lidhje me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman i cili prej kohësh nuk grumbullohet në kombëtare.

Gjatë konferencës për shtyp, një gazetar kazak, nis ta pyesë trajnerin për sulmuesin e Realit, por ndërpritet menjëherë: “Lidhur me Benzeman…”, filloi gazetari, ndërkohë që menjëherë ndërhyri Deschampi:

“Ohh Zoti im, edhe këtu?! Jam i sigurt që dikush iu tha ta bëni këtë pyetje, ndoshta ndonjë gazetar francez”, tha Deschamp, ndërkohë që u ngrit dhe u largua nga konferenca. /Demokracia.com

 

Të ngjashme