Lajme
Pamje nga sulmi rus ku u vranë 15 ukrainas në Ditën e Pavarësisë
Demokracia
22:14 | 24 Gusht 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Dmytro Kuleba, i ka publikuar disa fotografi të stacionit të trenit ku sot u vranë 15 ukrainas nga një sulm rus, në Ditën e Pavarësisë së këtij shteti.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një mbledhje të OKB-së sot ka thënë se nga ky sulm janë lënduar edhe 50 persona të tjerë.

Ai tha se vagonët e trenave u goditën në stacionin Chaplyne, rreth 110 kilometra në perëndim të Donetskut në Ukrainën lindore.

Ai shtoi se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, por se numri i viktimave mund të rritet.

Rusia nuk ka dhënë ndonjë deklaratë mbi sulmin e supozuar, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në gjashtëmujorin e pushtimit të Moskës, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Të ngjashme