Lajme
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me flamurin ukrainas në përvjetorin e tyre të pavarësisë
Demokracia
21:47 | 24 Gusht 2022

Share:

Nën prezencën e forcave ruse dhe përpjekjeve të ushtarëve ukrainas për t’i mposhtur ato, Ukraina sot shënon 31-vjetorin e pavarësisë.

Në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës.

Këtë akt të Qeverisë e ka bërë të ditur edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

Ai, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Kosova i bashkohet festës së Ukrainës në ditën e tyre të pavarësisë.

“Që nga fillimi i luftës së paprovokuar të Rusisë, Ukraina na ka dëshmuar vlerën e lirisë të rrënjosur në demokraci. Në shenjë solidarizimi dhe për t’iu bashkuar festës së Ukrainës në Ditën e Pavarësisë, sot kemi zgjatur afatin e qëndrimit të gazetarëve ukrainas në Kosovë, ngritëm flamurin e Ukrainës përkrah atij të Kosovës si dhe ndriçuam ndërtesën e Qeverisë”, shkroi Kurti në Twitter.

Të ngjashme