Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas darkës së përbashkët të opozitës me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Ecscobar.
Ai ka thënë se me Escobar kanë diskutuar për gjetjen e zgjidhjeve për të zbatuar sundimin e ligjit në veri.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe i pari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar kanë darkuar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier.
Postimi i plotë: