Lajme
Shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë kalon në mësimin online
Demokracia
17:44 | 29 Mars 2021

Share:

Një numër i shkollave në Prishtinë kanë kaluar në mësimin online si rezultat i rasteve pozitive me COVID-19. Së fundi në skenarin C ka kaluar edhe Shkolla Fillore dhe Mesme e Ultë “Faik Konica”.

Sipas njoftimit pesë mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

“Të nderuar nxënës, prindër dhe ju mësimdhënës, Në vazhdën e mbikëqyrjes epidemiologjike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi që ka bërë testimin e mësimdhënësve të SHFMU “Faik Konica”, 5 mësimdhënës dhe një punëtor teknik i shkollës sonë ka rezultuar pozitiv me SARS COV -19. “, thuhet në njoftim.

Shkolla ka njoftuar për planin e mësimit:

Ju njoftojmë që shkolla jonë kalon në skenarin C – mësim online, nga dt.29.03.2021. Task forca e Shkollës ka hartuar sot planin për vijimin e mësimit online përgjatë dy javëve si vijon:

  1. Klasat VI, VII, VIII, IX do të fillojnë mësimin online të dyja grupet A dhe B njëherësh në platformën e-Shkollori dhe Zoom duke filluar nga ora 8:30 sipas orarit javor;
  2. Klasat e I, II, III, IV, V fillojnë mësimin online në platformën E-Shkollori dhe Zoom, me kyçje në orën 12:30.
  3. Klasat parafillorë do të kenë kyçje online sipas platformës online në MASH gjithnjë në përcjellje të mësueseve dhe me mbikëqyrjeve të prindërve;
  4. Rekomandohet që të gjithë nxënësit të ndjekin e E-mësimit përmes kanalit të RTK 4;”.

 

Të ngjashme