Për tetë muaj 50 specializantë të fushave të ndryshme kanë ikur nga sektori publik në atë privat, duke rrezikuar kështu mbylljen e shumë sallave të operimeve.
Brenda ditës qindra pacientë iu nënshtrohen operimeve të ndryshme në klinikat e QKUK-së.
Mirëpo shumë nga to po rrezikojnë të mbesin jashtë funksionit.
Krejt kjo për shkak të ikjes së anesteziologëve.
Të hënën u largua edhe Nehat Baftiu që për vite ishte në gatishmëri të pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Baftiu për T7 ka treguar arsyet që e shtyn drejt këtij vendimi. Mjeku tregoi për mos trajtimin e duhur nga ana e institucioneve shtetërore.
Gjatë tetë muajve të këtij viti rreth 50 specializantë të fushave të ndryshme kanë kaluar nga sektori publik në atë privat.