Sport
Serbia makth për Ronaldon, ai harroi 10 mijë euro dhe një orë të shtrenjtë në hotelin ku qëndroi me Portugalinë
Demokracia
16:27 | 29 Mars 2021

Share:

Cristiano Ronaldo, ka pasur natë makthi në Beograd të shtunën aty ku Portugalia e tij u ndesh me Serbinë (2:2), në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, transmeton Demokracia.com.

Asi i Portugalisë dhe Juventusit ishte në qendër të vëmendjes pas skandalit të gjyqtarëve kur nuk i pranuan një gol të rregullt. Ronaldo u “çmend”, ndoqi arbitrin ndihmës, madje hodhi edhe shiritin e kapitenit dhe u largua nga fusha para se ndeshja të mbyllej.

Gjithsesi, Ronaldo nuk do ta kujtojë Beogradin për gjëra të bukurën. Ai edhe më herët kishte momente jo të mira në Beograd. Para disa viteve kur ishte me Portugalinë kishte harruar 10 mijë euro dhe një orë të shtrenjtë në hotel.

Këtë e kishte kuptuar vetëm kur shkoi në aeroport pak para se aeroplani të fluturonte. /Demokracia.com

Të ngjashme