Anglia ka marrë një fitore më shumë peshë ndaj Shqipërisë mbrëmë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, momenti i festës së Anglisë te goli i parë i shënuar ndaj Shqipërisë, është bërë “hit” në rrjetet sociale.
Protagonist ishte mesfushori Race, Ai ka kërkuar që të festojë së bashku me shokët e ekipit duke ngritur dorën dhe duke pritur që dikush prej futbollistëve të tjerë t’ia kthente me të njëjtën mënyrë, megjithatë ai ishte i harruar nga shokët e skuadrës.
“Legjenda thotë se Race po pret akoma me dorën e ngritur”, ishte mbishkrimi në video që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Nuk kanë munguar reagimet edhe të disa prej futbollistëve të Anglisë, të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë humor me këtë moment. /Demokracia.com
https://twitter.com/i/status/1376218778787282946