Lajme
Kanali i Suezit: Lirohet anija gjigante që mbante të mbyllur kanalin
Demokracia
15:49 | 29 Mars 2021

Share:

Gati një javë pasi ishte ngujuar në brigjet e kanalit dhe kishte bllokuar atë, super-tankeri Ever Given është liruar të hënën. 

Anija e gjatë 400 metra kishte penguar penguar qarkullimin në një prej rrugëve më të rëndësishme detare. Nuk është bërë ende e qartë se kur do të lëshohet trafiku me kapacitet të plotë nëpër kanal, transmeton Demokracia.com.

Janë gati 400 anije bartëse tjera që presin të kalojnë nëpër kanal dhe do të marrë ditë të tëra që të kalojnë të gjitha këto. Disa prej anijeve janë nisur të bëjnë rrugën rreth e qark Afrikës. Anijet do të arrijnë me vonesë në porte, duke shkaktuar rrëmujë. Nga e tërë kjo pritet që të preken çmimet e mallrave në Europë./Demokracia.com/

Të ngjashme