Superliga e Kosovës në futboll vjen nesër me një ndeshje tejet interesante.
Prishtina e Gjilani do të ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku dje luajti Kosova e Suedia, shkruan Demokracia.com
Ky takim që i takon javës së 26-të luhet nga ora 15:00 dhe pritet të sjellë një ndeshje tejet të fortë.
Të kujtojmë se Prishtina e Gjilani është dashur të zhvillohet javën e kaluar, por për shkak të ruajtjes së stadiumit në kryeqytet për ndeshjet ndërkombëtare takimi u shty dhe luhet nesër.
Prishtina e ka të domosdoshme fitoren në luftë për titull, ndërsa Gjilani i Ismet Munishit, vjen në kryeqytet me synime për të marrë pikë dhe për ta larguar krizën e rezultateve që kishte në takimet e kaluara nën udhëheqjen e Bylbyl Sokolit. /Demokracia.com