Kombëtarja gjermane ka marrë një tjetër lajm të hidhur, pas atij me trajnerin.
Kështu Nuk do të jetë vetëm Joackim Low ai që do të largohet nga Gjermania pas Kampionatit Europian, por edhe ylli i Realit të Madridit, Toni Kros.
Këtë lajm e ka publikuar prestigjiozja gjermane “BILD” e cila raporton se 31-vjeçari ka zbuluar të ardhmen e tij për tu larguar nga kombëtarja që ishte titullar fiks që në Botërorin e vitit 2014.
Kros numëron 101 prezenca me Kombëtaren gjermane teksa ka shënuar edhe 17 gola. /Demokracia.com