Kosova e ka marrë rrugën drejt Gadiishullit Iberik aty ku do ta zhvillojë ndeshjen e dytë eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
“Dardanët” kanë lënë pas vetes humbjen e djeshme 0:3 nga Suedia dhe janë nisur drejt Spanjës, shkruan Demokracia.com.
Në Sevilla, të mërkurën, Kosova e zhvillon ndeshjen e dytë eliminatore si mysafire e Spanjës.
Demokracia.com raporton se ekspedita e Kosovës është nisur nga ora 14:37, derisa në Sevilla do të arrijnë në orën 18:00.
Fluturimi po realizohet me kompaninë e njohur bullgare “Bulgaria Air”, derisa lloji i aeroplanit është “Embraer E190STD”.
Ndryshe, ndeshja Spanjë – Kosovë luhet të mërkurën nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B. /Demokracia.com