Lajme
Haradinaj në rolin e Kurtit, nga java tjetër del në terren për të biseduar me qytetarët rreth dialogut me Serbinë
Demokracia
13:19 | 22 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se që nga java e ardhshme do të angazhohet më shumë dhe do të takohet me qytetarët.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka njoftuar se që nga java e parë e shtatorit ai do të jetë më afër qytetarëve duke bashkëbiseduar me ta rreth procesit të dialogut, situatave të krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë.

“Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit. Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj.

Reagimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Aleancës, të nderuar qytetarë të Kosovës

Procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë.

Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit.

Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike.

Poashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin.

Këto ditë do t’ju njoftoj për orarin dhe vendin e takimeve.

Me respekt Ramush Haradinaj

Të ngjashme