Lajme
Vetura zyrtare e MAPL-së nuk gjen “pushim” as të dielën
Demokracia
21:06 | 21 Gusht 2022

Share:

Veturat zyrtare po vazhdojnë të keqpërdoren edhe gjatë fundjavave.

Pavarësisht se sot nuk është ditë pune, dikush nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka shfrytëzuar veturën zyrtare këtë të diel.

Demokracia.com ka siguruar fotografi ku shihet vetura zyrtare me targat “3Z 117 14”, e cila i përket MAPL-së, e parkuar në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Më poshtë ju sjellim fotografitë e realizuara gjatë ditës së sotme në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Të ngjashme