Lajme
Shira të rrëmbyeshëm e bubullima në Mekë e Medinë
Demokracia
17:04 | 20 Gusht 2022

Share:

Banorët në dy qytetet e shenjta të Arabisë Saudite, Mekë e Medinë, ku shiu e bubullima nuk janë të zakonshme, janë përballur me ndryshimet drastike të motit.

Pamjet e tilla nga moti i keq që ka përfshirë vendin atje i kanë shpërndarë banorët në rrjetet sociale. Shihet që rrugët janë bërë vështirë të kalueshme për njerëzit dhe automjetet.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Mekës, publiku është paralajmëruar të marrë masa paraprake ndaj aksidenteve dhe përmbytjeve të papritura që mund të ndodhin për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe të shmangin vendet e ulëta.

https://twitter.com/MateenThoughts/status/1560905891494432769

Të ngjashme