Sport
Zyrtare: Caktohen gjyqtarët për ndeshjen mes Spanjës dhe Kosovës në “La Cartuja”
Demokracia
11:54 | 29 Mars 2021

Share:

Spanja dhe Kosova do të përballen për herë të parë mes vete në një kompeticion futbolli.

Në Sevilla, të mërkurën, “Furia e Kuqe” është nikoqire e Kosovës në stadiumin “La Cartuja”, në Sevilla, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin B në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Tashmë janë zyrtarizuar edhe gjyqtarët që do ta vënë drejtësinë në këtë përballje.

Gjyqtari nga Danimarka, Jakob Kehlet do ta thotë fjalën kryesore në ndeshjen Spanjë – Kosovë.

Ai do të jetë i ndihmuar nga Lars Hummelsgaard dhe Heine Sorensen.

Ndërkaq, gjyqtar i katërt do të jetë Jens Maae. /Demokracia.com

Të ngjashme