Sport
Sergio Ramos mungoi kundër Gjeorgjisë, por a do të luajë kundër Kosovës?
Demokracia
11:41 | 29 Mars 2021

Share:

Mungesa e Sergio Ramosit në fitoren e vështirë 1:2 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë nuk ishte për shkak të lëndimit.

Pas ndeshjes, trajneri Luis Enrique tha se ishte vendimi i tij për të mos luajtur me Ramosin, shkruan Demokracia.com.

“Ramos është në gjendje të mirë dhe mungesa e tij ishte vendim teknik”, ka thënë Enrique pas ndeshjes së djeshme.

“Unë e di se çfardo që vendosi, do të shkaktojë polemika, edhe nëse ai do të luante pesë minuta, nëntë minuta apo asnjë”, tregoi ai.

“Jam mësuar me këto gjëra, asgjë nuk më befason, jam i gatshëm për debate”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës.

Ndryshe, Spanja e pret Kosovën të mërkurën në Sevilla në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ramos është i gatshëm për lojë, por që ende nuk dihet nëse do të luajë nga minuta e parë. /Demokracia.com

Të ngjashme