Sport
Luis Enrique është “shumë i shqetësuar” për Spanjën para ndeshjes me Kosovën
Demokracia
11:29 | 29 Mars 2021

Share:

Spanja dhe Kosova do ta luajnë ndeshjen e fundit eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022” në grupin B për këtë muaj.

Në Sevilla, Spanja është nikoqire e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Spanja hyn në këtë ndeshje pas fitores së vështirë 1:2 ndaj Gjeorgjisë, kurse Kosova pas humbjes 0:3 nga Suedia.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique pas ndeshjes së djeshme në Tbilisi u shpreh i shqetësuar.

Në këtë deklaratë ai përmendi edhe ndeshjen me Kosovën.

“Jam shumë i brengosur për ndeshjen (me Kosovën), shumë i brengosur. Nëse na mungon freskia dhe kondicioni fizik…por Spanja nuk guxon të mungojë në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Ne po vuajmë më shumë kundër këtyre ekipeve se kundër Zvicrës apo Gjermanisë. Jam më shumë se i brengosur për ndeshjen e fundit (kundër Kosovës)”, tha Enrique. /Demokracia.com

Të ngjashme