Sport
Granit Xhaka i lumtur me fitoren e Zvicrës: Duhej të punonim shumë për këto tre pikë
Demokracia
10:50 | 29 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Zvicrës e ka fituar ndeshjen e dytë eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin C, helvetikët kanë mposhtur Lituaninë me rezultat minimal, 1:0, shkruan Demokracia.com.

Protagonist për Zvicrën ishte Xherdan Shaqiri i cili e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për vendasit.

https://www.facebook.com/GranitXhaka/posts/296724615143611?__cft__[0]=AZVnp-UzIl3I7rBHnE8RGihpTc7IRVKOQuss8G0ULZljgmNJNneBN9TZavY4noMoJEaCAdBdMabkmdrvS2Nlqb-VGE2xX5NRXJJ6NjMiWEJHSIQbkwuFr1qorBtlzHhkG23UKNzHpEFiS090RI6wjRwp&__tn__=%2CO%2CP-R

Në këtë ndeshje u paraqit për 90 minuta edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Granit Xhaka.

Në rrjetin social “Facebook”, Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren.

“Gjithmonë një kënaqësi që kthehem e të luaj për Zvicrën. Duhej të punonim shumë për ato tri pikë”, shkroi Xhaka në “Facebook”. /Demokracia.com

Të ngjashme