Sport
Menaxheri i Kastriot Imerit: Kosova s’ka qenë kurrë zgjedhja e tij, asnjë lojtarë që ka mundësi tjera s’e zgjedh Kosovën
Demokracia
17:42 | 19 Gusht 2022

Share:

Mesfushori i Young Boys, Kastriot Imeri nuk ka pasur asnjëherë interesim për ta përfaqësuar Kosovën, kështu deklaroi shumë qartë menaxheri i tij Gëzim Ibrahimi për gazetën Nacionale.

Imeri para disa ditëve kompletoi kalimin te skuadra e Young Boys duke iu bashkua nga Servette, ku kishte kaluar tërë karrierën si futbollist.

Ibrahimi foli gjatë për kalimin e Imerit te Young Boys, duke konfirmuar interesimin e klubeve të mëdha si Eintracht Frankfurt, Besiktas dhe Bologna.

Sidoqoftë, ai nuk hezitoi të përgjigjet në pyetjet tjera si nëse ka pasur ndonjë kontakt mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tij për Imerin. Por, ishte i qartë duke deklaruar se mesfushori kurrë nuk e mendoi një gjë të tillë.

Jo, ne me Federatën e Futbollit të Kosovës nuk kemi pasur asnjëherë asnjë kontakt. Kastriot është rritur këtu në Zvicër prandaj nuk ka qenë asnjëherë ndonjë zgjedhje kjo mes Kosovës, Shqipërisë apo edhe Zvicrës. Kështu kanë menduar edhe familja e tij dhe federata”.

Der junge Servette-Spieler Kastriot Imeri gibt gegen Italien sein Debüt in der Schweizer Nationalmannschaft.

Pastaj, Ibrahimi deklaroi se lojtarët që po vinë te Kosova janë refuzime të shteteve tjera, si Zvicra.

Krejt e dimë qysh po vinë lojtarët te Kosova, ata po vinë pasi nuk po kanë opsione të tjera. Pasi po i refuzon Zvicra. Gjema një lojtar që u ardh te Kosova pa pas opsion tjetër?”, shtroi pyetje ai.

Një ndër rastet e fundit që kishte refuzuar Zvicrën për një tjetër kombëtare, këtë rast Shqipërinë ishte Nedim Bajrami që priti që FSHF-ja ta fitojë ‘luftën’ në FIFA pasi fillimisht nuk iu lejua.

Mirëpo, për Bajramin, Ibrahimi thotë se shkoi te Shqipëria pasi i kishte ardhur inati që nuk po merrte ftesë nga ekipi i parë i Zvicrës.

Nedimi u shku te Shqipëria shkaku që i ka ardh inati pse nuk u ftu te ekipi i parë i Zvicrës. Ai s’osht as i Shqipërisë, Nedimi me prejardhje është nga Tetova e Maqedonisë së Veriut”.

Lojtarë të shumtë me prejardhje nga Kosova presin oferta nga Zvicra

Pak a shumë, deklaratat e Ibrahimit mund edhe të jenë të sakta duke marrë parasysh situatën që i ka ndodhur shpesh herë Kosovës në këto vitet e fundit.

Duke nisur nga Andi Zeqiri, përndryshe i njohur “Non-grata” e “Dardanëve” që pati nënshkruar parakontratë me Kosovën e pastaj pranoi ftesën e Zvicrës për pjesëmarrjen në Kampionat Evropian.

Zeqiri joins Brighton - New record deal for Lausanne-Sport | Transfermarkt

Pak a shumë, një refuzim është bërë edhe nga Bastien Toma që vazhdon ta pres ftesën e Zvicrës dhe deri me tani s’ka dhënë sinjale pozitive për përfaqësimin e Kosovës duke e parë si ‘gomë rezervë’.

Apo edhe rasti i Kemal Ademit, i cili u pritke të vinte te Kosova e pastaj doli me një deklaratë ku e vlerësoi ëndërr nëse do të merrte një ftesë nga “Helekët”.

Por, nuk është vetëm Zvicra, ka disa futbollistë që vazhdojnë të presin ftesë nga ish kampioni i Botës, Gjermania, si Elvis Rexhbecaj e Mërgim Berisha.

Elvis Rexhbecaj - Player profile 22/23 | Transfermarkt

Ardhja e Rexhbecaj shihet si më e mundshme pasi ka negociata mes FFK-së dhe lojtarit, por nga ana e Berishës nuk është dhënë qoftë edhe një ‘fije shprese’.

Sfidat e Kosovës në shtator

Sido që të jetë, Kombëtarja e Kosovës rikthehet në ‘aksion’ gjatë muajit shtator ku do të zhvillojë dy ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikimin në Kampionat Evropian, edhe pse nuk mund ta mbyllim grupin si lider.

“Dardanët” më 24 shtator do ta zhvillojnë ndeshjen e parë si mysafir i Irlandës Veriore, derisa tre ditë më vonë e presin Qipron në “Fadil Vokrri”.

Mirëpo, raportohet se sfida e parë do të jetë një miqësore ndaj shtetit të Greenland, që zyrtarisht nuk është ende e pranuar në UEFA apo FIFA.

Të ngjashme