Sport
Kryeministri Kurti reagon pas humbjes së Kosovës nga Suedia
Demokracia
08:59 | 29 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur me humbje ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur nga Suedia në Prishtinë me rezultat 0:3, shkruan Demokracia.com.

Në lidhje me këtë ndeshje ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

https://www.instagram.com/p/CM-fOvIlIti/?utm_source=ig_embed

Në rrjetin social “Instagram”, Kurti ka shkruar mes tjerash se “Kosova luajti shumë më mirë se sa rezultati që ishte në këtë sfidë”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Pa lojtarin e saj kryesor, tifozët në tribuna, Kosova sonte luajti shumë më mirë sesa rezultati që pësoi me Suedinë. Kjo na jep shpresë për ndeshjet e ardhshme teksa jemi veçse në fillim të kualifikimeve për ‘Botërorin 2022“. /Demokracia.com

Të ngjashme