Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.
Për ndeshjen e sontme kanë shkruar edhe mediat suedeze, të cilat janë shprehur të kënaqura me fitoren e Suedisë.
“Spektakli i Zlatanit në fitoren e madhe të Suedisë kundër Kosovës”, ka shkruar mediumi “SportExpressen”.
Kurse, mediumi tjetër, “SportBladet” ka shkruar: “Suedia eci drejt fitores ndaj Kosovës në eliminatoret e Kupës së Botës – një sukses i ri i Zlatanit si sulmues”. /Demokracia.com