Sport
Ndërhyrja e ashpër ndaj Florent Hadërgjonajt, vjen reagimi i papritur i sulmuesit të Suedisë
Demokracia
23:40 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Në një moment gjatë ndeshjes, sulmuesi i Suedisë, Aleksander Isak ndërhyu ashpër në futbollistin e Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

Vendasit kërkuan përjashtimin e tij, por që gjyqtari nuk mendoi kështu.

Tashmë, Isak që luan te Real Sociedadi ka thënë se nuk e ka “zakon” të ndërhyjë ashpër.

“Ndjenja ime është se nuk mendoj që kam ndërhyrë aq fortë. Ka mundësi të jem pak i nxehtë, nuk e kam zakon”, ka thënë ai.

“Ne kemi fituar sonte dhe kjo është gjë e mirë”, shtoi Isak. /Demokracia.com

Të ngjashme