Sport
Ibrahimoviq reagon pas fitores së Suedisë në Prishtinë, tregon se çfarë u tha bashkëlojtarëve para ndeshjes
Demokracia
23:31 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Pas ndeshjes, Zlatan Ibrahimoviq është shprehur i lumtur me fitoren derisa tregon se çfarë u tha bashkëlojtarëve para ndeshjes.

“U ndjeva shumë më mirë sot. Siç e kam thënë edhe më herët, sa më shumë të luaj, aq më mirë do të jemi”, ka thënë Ibrahimoviq.

“Ju e njihni skuadrën dhe ne krijojmë shumë raste dhe sulmojmë bukur”, tregoi ai.

“Unë u thashë bashkëlojtarëve se nuk kam pse të shënoj gola. U thashë se do t’iu ndihmoj të shënojmë. A do të luaj në ndeshjen e ardhshme? Varet nga trajneri, por unë ndihem mjaft mirë. Jam i kënaqur se si kemi luajtur”, tha “Ibrahimoviq. /Demokracia.com

Të ngjashme