Sport
Federata suedeze reagon pas fitores së Suedisë në Prishtinë: Gjashtë pikë të mira në grup
Demokracia
23:21 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Suedisë, e cila është shprehur e lumtur me fitoren e sontme.

“Fitore e re në eliminatoret e Kupës së Botës. Suedi – Gjeorgji 1:0, Kosovë – Suedi 0:3. Gjashtë pikë të mira për grupin eliminator”, ka shkruar federata suedeze. /Demokracia.com

https://www.facebook.com/svenskfotboll/posts/4094026717316544?__cft__[0]=AZVgkm5DGmga8XJYhQXrbvvSxIbboWu6wQY7aBDYHL8iZaBzJ8TOBAIRiGGjlNau1VvM63r1q8kxLiEwLtCHLlrgShbBUaJX4NlBQ01plvkH2n4EVh1kE7DCG2qXLqhiSi6JGh5usFdbY-JUT_1eUWda&__tn__=%2CO%2CP-R

Të ngjashme