Lajme
Sadri Ramabaja pretendon se “atdheu është në rrezik”, linçon rrezikshëm sindikalistët
Demokracia
16:11 | 18 Gusht 2022

Share:

Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka quajtur kryesindikalistët e Kosovës që sot mbajtën një konferencë për medie si “njerëz pa atdhe” në një adresim të çuditshëm në Facebook.

Ramabaja ka akuzuar krerët e sindikatave se kanë mbajtur konferencën përkundër takimit të rëndësishëm – sipas tij – që po ndodhte në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

“Sytë e diplomacisë dhe medieve botërore ishin në pritje të përfundimit të këtij takimi, por jo edhe ato të krerëve të BSPK-së, që edhe një herë dëshmohen se janë krejtësisht të papërgjegjshëm dhe në shërbim të agjendave politike që fare nuk kanë të bëjnë me interesat e klasës punëtore,” – pretendon ai.

Ramabaja nuk ka ofruar ndonjë provë që t’i mbështes pretendimet e tij të rrezikshme.

Ai ka thënë po ashtu se “atdheu është në rrezik” derisa sindikalistët po mbanin konferencën.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Njerëz pa Atdhe

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur ndërkohë grevë të përgjithshme.

Motivacioni: “mosrealizimit i kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.”

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, edhe një marionetë shtesë atipike, tha se greva nis nga 25 gushti dhe do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre…”

Shpalja e grevës po bëhej në çastet sa po vazhdonte takimi trepalësh në Bruksel – Borrel-Kurti-Vuçiq.

Sytë e diplomacisë dhe mediave botërore ishin në pritje të përfundimit të këtij takimi, por jo edhe ato të krerëve të BSPK-së, që edhe një herë dëshmohen se janë krejtësisht të paprëgjegjshëm dhe në shërbim të axhendave politike që fare nuk kanë të bëjnë me interesat e klass pnëtore.

Këta krerë sindikalist të zënë peng nga sundimtarët që u tallën me arsimin për njëzetesavjetë, tani gjejnë kohën të shpallin grevë, kur atdheu është në rrezik?!

Këta janë njerëz pa atdhe, derisa janë kaq të papërgjegjshëm!

Të ngjashme