Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.
Sa i përket statistikave, Kosova e kishte sonte posedimin me 53 përqind.
Suedia ishte më e rrezikshme në tentime për gol, duke bërë 21 sosh, kurse Kosova vetëm shtatë.
Ajo që bie në sy ishte që “Dardanët” nuk e kishin asnjë goditje në portë.
Ndryshe, Kosova ndeshjen e radhës eliminatore e luan ndaj Spanjës. /Demokracia.com